Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Pas rrëzimit nga Apeli, Unioni Turistik padi në Gjykatën e Lartë për impiantet e ujërave të zeza
Unioni Turistik Shqiptar ka njoftuar se do t’i drejtohet me padi Gjykatës së Lartë, ku do të kërkojë pezullimin e zbatimit të udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, që u kërkon subjekteve të zonave bregdetare instalimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza.Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa tha se vendimi është marrë në mbledhjen e radhës së Strukturave Drejtuese të Unionit Turistik Shqiptar dhe se depozitimi i padisë në Gjykatën e Lartë, vjen pas vendimmarrjes së Apelit Administrativ për lënien në fuqi të udhëzimit.“U ra dakord që pas rrëzimit të padisë së bërë më parë në Gjykatën e Apelit Administrativ për instalimin e detyruar të impianteve të ujërave të zeza nga biznesi, çështja të ankimohet më tej në Gjykatën e Lartë”,...