Treguesit e rrezikut të borxhit publik u ulën më tej në tremujorin e tretë

Treguesit e rrezikut të borxhit publik u ulën më tej në tremujorin e tretë

Treguesit e riskut të borxhit të publik këtë vit ranë më tej në tremujorin e tretë të vitit.Sipas informacionit të publikuar nga Ministria e Financave, rreziku i rifinancimit të borxhit të brendshëm publik këtë vit paraqitet pranë niveleve më të ulëta historike.Vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti në fund të 9-mujorit 2025 përbënte 40.7%, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 40.9% i tremujorit të dytë dhe nga niveli 41.1% që shënohej një vit më parë. Një nivel më i ulët ishte shënuar vetëm në fund të vitit 2024, kur ky tregues pati zbritur në 39%.Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të...