Fier – Parkimi i gabuar bllokon rrugën, procedohet penalisht 39-vjeçari

Screenshot

Ok Një rast tjetër i parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin ka rënë në sy në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Automjeti i shtetasit J. H., 39 vjeç, banues në Fier, ishte parkuar në mënyrë të tillë që pengonte lëvizjen e mjeteve të tjera, duke krijuar shqetësim për banorët dhe përdoruesit e rrugës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier ndërhynë menjëherë, bllokuan automjetin dhe nisën procedimin penal ndaj 39-vjeçarit për veprën “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Materialet u referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Policia e Fierit paralajmëron se kontrollet ndaj parkimeve të parregullta do të jenë të vazhdueshme dhe çdo shkelës do të përballet me masa ligjore, për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal në rrugët e qytetit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”