Rama gjykon Europën përballë Rusisë në Paris

Kryeministri Rama foli në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron që këtë vit mblodhi personalitete ndërkombëtare me fokus fuqizimin e bashkëpunimit mes shteteve. Rama theksoi pozicionin e veçantë të Shqipërisë brenda komunitetit ndërkombëtar dhe ngriti shqetësime për drejtimin e politikave europiane ndaj konfliktit dhe paqes.
Rama tha se Shqipëria është një nga shtetet që në dekada nuk ka pasur udhëheqës rus që të vizitojnë vendin dhe se zyrtarët shqiptarë nuk kanë kryer vizita zyrtare drejt Rusisë.
“Nuk na merr malli për ta. Kurrë në këto 35 vite nuk kemi pasur jo vetëm vizita të nivelit rus”, tha Rama, teksa më tej vijoi duke bërë një vlerësim të reagimit ndërkombëtar ndaj luftës.
“U përmend fjala armëpushim që kur Orban e përmendi u shpërfill, si të ishte një fjalë e pistë, ndërkohë kjo fjalë u zbulua në diplomacionë europiane dhe gjithkush filloi të fliste për armëpushim por ishte shumë vonë. Europa duhet të ketë autonominë e saj së paku. Unë besoj në pavarësinë e vet, por së paku autonominë e saj, planin e saj të paqes dhe të bëjë luftën. Unë nuk po them rresht luftën, unë s’po them ti japim Putinit gjithçka që ka marrë dhe do, unë po them bëjë luftën por përgatitu për paqe”, arsyetoi Rama.
Por ai tha se ishte i ndërgjegjshëm për rolin e pa rol të Shqipërisë në zhvillimet delikate ndërkombëtare, duke zgjedhur të bëjë lojëra fjalësh, karakteristike për të.
 “Unë jam më i gjati mes të gjithëve, por përfaqësoj një vend që është shumë i vogël për të luajtur çfarëdo lloj roli. Flas të llojit që mund të ndryshoj trajektoren e ndonjë gjëje. Jam shumë i vetëdijshëm për këtë. Nuk duhet të isha këtu nëse do të merrnim në konsideratë madhësinë e vendit. Unë besoj se më duhet të t’u dal për zot mendimeve të mija dhe vendit tim, pastaj nëse ky mendimi i imi është i gabuar apo jo nuk ka rëndësi. Nëse mendimi im është gabim nuk sjell asgjë, por nëse mendimet e atyre që janë më pak të gjatë se unë nuk janë të duhura atëhere problem është i madh”. /tesheshi.com/