Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Propozimi: një “ligj sheriatik” për zgjedhjet në Shqipëri
Një i ashtuquajtur analist që shfaqet fytyrëprishur në televizione të ndryshme, Genc Burimi me banim në Francë, propozoi një zgidhje sheriatike për krimet zgjedhore në Shqipëri. Sipas tij, duhej t’i “pritej dora” çdokujt që përdorte shtetin për pushtetin. Këtë në fakt e tha metaforikisht, duke sqaruar se një ligj i tillë do të parashikonte që partisë në pushtet që keqpërdorte burimet shtetërore për zgjedhjet, t’i hiqeshin pikë nga KQZ. “Këtu duhet të bëhet reformë zgjedhore penale, që ai që është në pushtet të mos e mendoi më të vjedhë vota. Duhet një system zgjedhor dekurajues për çdo shtetar që përdor financat publike. Përshembull t’i heqë 20 pikë në zgjedhje atij që vjedh vota, njësoj si Juventusit në kampionat”, tha Burimi për Off The Record. “Qëllimi...