Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqipëri-Itali mbledhje të përbashkët të qeverive në Romë! Detaje nga takimi i nëntorit: Do të firmoset…
Qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë në mesin e muajit të ardhshëm një mbledhje të përbashkët në Romë, duke shënuar në këtë mënyrë nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Shqipëria dhe Italia firmosën në vitin 2010 Deklaratën e Partneritetit Strategjik. Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e Mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente. Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Ky dokument do të përbëjë bazën mbi të cilën, po atë ditë pritet të firmosen dhe një numër i lartë marrëveshjes që...