Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gjergj Nika do regjistrohet si kandidat i pavarur për zgjedhjet e pjesshme në Vlorë
Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, vendosi ditën e sotme, 30 tetor, që Gjergj Nika të regjistrohet si kandidat i pavarur lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, për Bashkinë Vlorë. Çështja u shqyrtua nga gjyqtarët Rexhep Bekteshi (relator), Iliba Bezati, Artan Çupi, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi të dhënë. Njoftimi i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor (Klikoni këtu) Kujtojmë se Gjergj Nika, kërkoi që të merrte pjesë në garën e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 nëntorit, si kandidat i pavarur për Bashkinë Vlorë, por, ai nuk u regjistrua nga Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Për Vlorën, KQZ refuzoi kandidaturën e Gjergj Nikës me argumentin se, edhe pse ishte këshilltar dhe nuk kishte nevojë...