Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Debat i ashpër/ Skandal në Gjykatën e Kukësit: Gjyqtarja përjashton avokatin nga salla dhe e revokon nga çështja
Ngjarja është e dokumentuar me audio-regjistrime të seancës.Seanca është zhvilluar më 16 tetor 2025, me objekt padie “dëmshpërblim nga marrëdhënia e punës”. Gjyqtarja që drejtonte procesin, znj. Ajshe Xhafa, ka hyrë në debat të hapur me avokatin mbrojtës të palës paditëse, duke e akuzuar se “nuk po bënte mbrojtje efektive” dhe duke bërë komente paragjykuese për profesionin e tij dhe mënyrën si“funksionojnë avokatët në Kukës”. “E di shumë mirë si funksionojnë avokatët në Kukës… Mund të të ketë përdorur pjesën që jam nga Hasi”, dëgjohet të thotë gjyqtarja në regjistrim.“Për çfarë punojnë avokatët atëherë?”, shton ajo në një moment tjetër. Pas këtij debati, gjyqtarja ka urdhëruar punonjësin e policisë gjyqësore që të nxjerrë jashtë sallës avokatin, duke ndërprerë menjëherë përfaqësimin ligjor të qytetarit. Revokimi i...