Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“S’tërhiqemi nga kërkesa për pagat”/ 16 ditë grevë e protestë, ‘Bankers’ ende hesht…
Paralelisht me grevën e urisë që vijon prej 16 ditësh në zyrat e sindikatës, këtë të enjte naftëtarët e Patos-Marinzës zhvilluan një protestë para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier. Me pankarta në duar dhe thirrje si “Ju nuk e meritoni këtë vendburim” dhe “Ju nuk e meritoni sakrificën e këtyre punonjësve”, protestuesit kërkuan që kompania të plotësojë kërkesat e tyre, pasi deri tani është ofruar vetëm dieta ushqimore. Grevisti Malvin Goxhaj deklaroi se protesta nuk do të ndalet, ndërsa Dorjan Dylmishi theksoi se, edhe pse numri i grevistëve është reduktuar, rezistenca do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave. Në të njëjtën linjë, kreu i Sindikatës, Dritan Shahu, e cilësoi papërgjegjshmëri heshtjen e kompanisë dhe mungesën e ndërhyrjes për negociata nga institucionet shtetërore....