Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Treçereku i deputetëve të maxhorancës të kallëzuar në SPAK”/ Blushi i ashpër: E patë edhe qershinë mbi tortë, Balluku
Kryetarit të Grupit Parlamentar të PL, Tedi Blushi, në një deklaratë jashtë ambienteve të Kuvendit theksoi se parlamenti është kthyer në një institucion të vuajtjes së dënimit. Blushi tha se treçereku i deputetëve të maxhorancës janë të kallëzuar në SPAK. Tedi Blushi: “Jemi hapa 100% pas sa i përket jo vetëm luftës kundër korrupsionit, por edhe sa i përket përpjekjeve për të rikthyer ligjshmërinë në vend.Sot ju e patë se si argumenti për të mos shkarkuar Kryetarin e Kuvendit, u mbrojt nga një ish-ministër i Edi Ramës, i cili është kallëzuar në SPAK, i cili ende nuk është hetuar realisht në lidhje me aferën Mckonigal, në lidhje me faktin se është ministri i cili i fali CEZ-it 600 milionë euro dhe i referohem Z. Gjiknuri...