Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Ankesat e Ramës për median dhe raporti i OSBE/ Kush po shpif?
Në sallën e Forumit të Paqes në Paris, përballë një audience të huaj që e njeh pak ose aspak realitetin shqiptar, Edi Rama foli me tonet e një njeriu të lënduar, me gjuhën e një të politikani të përndjekur dhe të abuzuar nga armata e portaleve dhe e shkrimeve pa emër. Ai e pikturoi veten si viktimë të një bote mediatike të pamëshirshme, ku mbizotëron shpifja dhe zhvatja, ndërsa e vërteta nuk gjen më hapësirë. Në fjalimin që mori tonet e një rrëfimi personal, Rama foli për një Evropë që “dikur ishte mbretëria e verifikimit të fakteve” por që sot “është bërë mbretëria e kaosit”. Madje në një pasazh të fjalimit të tij, e kaloi cakun kur kujtoi se viktima të këtij ambjenti kaotik në...