Mazhoranca socialiste votoi kundër kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryetarja e seancës Klodiana Spahiu nuk zbatoi procedurat parlamentare dhe se vendimmarrjet bëhen pa respektuar rregulloren.
Por kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu përgjigj pretendimeve të Berishës se në fillim duhet që të ishin votuar dy raportet e PD dhe PS dhe më pas të votohej për shkarkimin e Peleshit si kryetar i Kuvendit.
Ndërkohë nga kampi blu, vetëm 10 deputetë votuan pro kërkesës së tyre për shkarkim. Balla nuk i kurseu ironitë dhe i kërkoi Berishësh që “të gjejë se ku i shkuan votat”.
Balla: Sa i përket kërkesës së 36 deputetëve për shkarkimit e kryetarit të kuvendit, zoti Këlliçi dhe ju të nderuar anëtarë të PD, neni 114, pika 4 e rregullores e ka sqaruar votohet kërkesa. Raportet janë relacione shoqëruese mbi bazën e arsyetimeve. Bazuar në nenin 60, pika 1, votimi bëhet i fshehtë. Nuk ka pasur një kërkesë dhe nuk u përmend këtu, të depozituar nga ana juaj për mënyrën e votimit, dhe për pasojë sqaroni edhe kryetarin e partisë tuaj, mos të dalë në tv që t’ja fusë kot, jo votohet raporti…Ej doktor vetëm kërkesa për shkarkimin votohet. Dezertimin tuaj që u mbush mali plot me rrush dhe na polli vetëm 10 vota në favor të kërkesës për shkarkim shkoni dhe mblidhni grupin, gjejeni ku ju kanë shkuar votat, nuk kanë ardhur nga ne por nuk dihet ku kanë ikur. Na vjen keq që keni humbur edhe 26 nga firmëtarët. Erdhët me 36 veta dhe sot dolët me 10, po të vinit një herë tjetër s’dihet si dilni.
