Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ndërhyrja e Ramës në pushtetin vendor, Komisioni i Vencias ‘shuplakë’ kryeministrit: U cënua vullneti i zgjedhësve
Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), në raportin e miratuar në sesionin e 144-t plenar më 24 tetor 2025, thekson se “Pezullimi ose përfundimi i mandatit të kryetarëve të bashkive për shkak të ndalimit apo paraburgimit të tyre prek thelbin e autonomisë vendore dhe shkel parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.” “Ndikimi i paraburgimit të kryetarëve të bashkive është i dyfishtë: ai mund të ndikojë jo vetëm mbi të drejtat individuale të kryetarit të prekur, por gjithashtu shtrihet përtej individit dhe ndikon mbi të drejtat e zgjedhësve, zgjedhja e të cilëve, e shprehur në mënyrë demokratike përmes votës, mund të dëmtohet përmes emërimit të një kryetari bashkie që nuk përputhet me vullnetin e tyre zgjedhor”. “Në mënyrë të drejtpërdrejtë, paraburgimi mund...