Askush s’e dëgjonte, kryetarja e KLP ndërpret fjalën në Kuvend mes zhurmës së deputetëve, ndërhyn Peleshi

Askush s’e dëgjonte, kryetarja e KLP ndërpret fjalën në Kuvend mes zhurmës së deputetëve, ndërhyn Peleshi

Ndërkohë që në Kuvend raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, askush nga deputetët nuk Parlament nuk e kishte mendjen dhe nuk po e dëgjonte. Disa deputetë nga të dyja krahët politik ishin në këmbë dhe diskutonin me njëri-tjetrin, duke krijuar zhurmë në sallë. E ndodhur në këto kushte, Bogdani ndërpret fjalën dhe drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili thotë: “Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës. Mbani qetësi të dëgjojmë raportin”, iu drejtua Peleshi deputetëve.