Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Ministria e Shëndetësisë propozon draftin për sigurinë e dhurimit të gjakut dhe qelizave riprodhuese
Ministria e Shëndetësisë ka propozuar një projektligj për vendosjen e standardeve në cilësinë dhe ruajtjen e Substancave me Origjinë Njerëzore (SoHo). Bëhet fjalë për substanca si gjaku, indet apo qelizat riprodhuese që përdoren për riprodhimin mjekësor të asistuar (fertilizimi invitro) dhe inseminim artificial.Në relacionin e projektligji “Për standardet e cilësisë dhe sigurisë për substancat me origjinë njerëzore të destinuara për aplikim njerëzor” theksohet se synimi i draftit është që, nëpërmjet vendosjes të rregullave, substancat e marra nga njerëzit (përfshirë gjakun, qelizat, indet ) të jene të sigurta dhe me cilësi, kur përdoren nga dhuruesit te marrësit. Projektligji i propozuar synon të vendosë standarde sigurie dhe cilësie, si për dhuruesin, por edhe marrësin e substancave me origjinë njerëzore, veçanërisht në procesin e riprodhimit mjekësor të asistuar...