Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend lidhur me protestën e minatorëve të Spaçit, të cilët po kërkojnë mbrojtje të të drejtave të tyre. Ajo theksoi se minatorët janë duke protestuar jashtë sallës për dy arsye të rëndësishme.
Tabaku theksoi se e drejta e punës është e shenjtë dhe nuk mund të lejohet që një kompani private të pengojë minatorët në ushtrimin e saj.
Deputetja demokratike bëri thirrje për një rregullim të statusit të minatorëve, një kërkesë që qeveria e refuzoi më parë.
“Minatorët e Spaçit janë duke protestuar jashtë kësaj salle, për dy arsye të rëndësishme, e para për trajtimin çnjerëzor që policia e shteti i bëri atyre dy javë më parë dhe unë nuk kam dëgjuar absolutisht asnjë koment nga Ministria e Brendshme dhe është e pa konceptueshme që minatorët të tërhiqen zvarrë nga policia dhe e dyta ministrja e ekonomisë duhet të takohet menjëherë të takohet me përfaqësinë e tyre e drejta e punës është ë shenjtë në këtë vend. Nuk mundet një kompani private ti pengojë këto minatorë. Në emër të PD, kam depozituar në sesionini e kaluar dhe do ta ri depozitoj sërish statusin e minatorit, që qeveria refuzoi ta marri parasysh. Është çështje e rëndësishme sepse ato janë grupi që penalizohen më shumë, që punojnë më shumë, me kushte më të vështira dhe ato njerëz po shfrytëzohen”, tha Tabaku.
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre
