Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ministrja Sala apel drejtuesve të spitaleve: Planifikoni dhe zbatoni protokollet për barnat
Forcimi i cilësisë së shërbimit publik, zbatimi rigoroz i protokolleve mjekësore dhe sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna ishin në qendër të takimit të kësaj të enjteje, 30 tetor, të Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, me drejtuesit e spitaleve të vendit. “Pa protokolle në çdo spital, nuk mund të kemi standarde dhe planifikim të saktë të shërbimit. Cilësia e shërbimit, standardizimi dhe kostifikimi i tij bazohen në zbatimin rigoroz të protokolleve mjekësore”, theksoi ministrja, duke kërkuar përgjegjshmëri maksimale në zbatimin e tyre. Në të njëjtën linjë, ministrja Sala vuri theksin te furnizimi me barna dhe materiale mjekësore, duke kërkuar vendimmarrje të bazuar në të dhëna të sakta dhe nevojat reale të pacientëve. “Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me barna dhe materiale...