Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ dhe krijuan skemë mashtruese për përfitime, lëshohen 3 masa sigurie
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masa sigurie ndaj shtetasve Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula pasi akuzohen se kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ dhe krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime. Njoftimi i Prokurorisë: Kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ si dhe krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për 3 persona Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dha tre masa sigurie për tre shtetas, I.A., ‘Arrest në burg’, E.Gj, ‘Detyrim paraqitje’ dhe M.L., ‘Detyrim paraqitje’, të dyshuar për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ‘Fshehjen e të ardhurave’, si dhe ‘Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve’, parashikuar nga nenet 144/a, 180...