Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka urdhëruar ushtrinë amerikane të enjten ta rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore, pas një ndërprerjeje 33-vjeçare. Trump e bëri këtë njoftim të papritur në rrjetin Truth Social derisa po udhëtonte në helikopterin presidencial për t’u takuar me liderin e Kinës, Xi Jinping, në Busan të Koresë së Jugut. Ai tha se e kishte udhëzuar Pentagonin ta testojë arsenalin bërthamor të SHBA-së “në shkallë të barabartë” me fuqitë e tjera bërthamore. “Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në mënyrë të barabartë. Ky proces do të fillojë menjëherë”, shkroi Trump. “Rusia është e dyta, dhe Kina është shumë prapa, por do të...