Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla – Berishës: 36 deputetë firmosën, vetëm 10 votuan
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj pretendimeve të Sali Berishës se në fillim duhet që të ishin votuar dy raportet e PD dhe PS dhe më pas të votohej për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar Kuvendit. Por Balla tha se raportet janë relacione shoqëruese për diskutim dhe nuk kalojnë në votim. Më pas ironizoi se 26 nga deputetët demokratë që firmosën kërkesën për shkarkimin e Peleshit ‘firuan’ dhe vetëm 10 deputetë votuan pro. “Sa i përket kërkesës së 36 deputetëve për shkarkimit e kryetarit të kuvendit, zoti Këlliçi dhe ju të nderuar anëtarë të PD, neni 114, pika 4 e rregullores e ka sqaruar votohet kërkesa. Raportet janë relacione shoqëruese mbi bazën e arsyetimeve. Bazuar në nenin 60, pika 1, votimi bëhet...