Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kriza në Kosovë, Presidentja Osmani thërret të premten krerët e partive politike
Kosova E Enjte, 30 Tetor 2025 12:02 Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur kryetarët e partive politike në një takim për të premten në mesditë, teksa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, tha për Radion Evropa e Lirë të enjten se takimi do të mbahet nesër në orën 12:00. Osmani pritej t’i ftonte ata për takim konsultativ, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi të fitonte votat të mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re. Ajo duhet ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e qeverisë brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë, sipas Kushtetutës.Megjithatë, nuk...