Shitje fiktive në favor të firmës ‘5D Konstruksion, masa sigurie për 3 persona të tjerë

Shitje fiktive në favor të firmës ‘5D Konstruksion, masa sigurie për 3 persona të tjerë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë masa sigurie për tre shtetas, të dyshuar për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese fiskale dhe shitje fiktive në favor të subjektit “5D Konstruksion”. Konkretisht, shtetasi I.A. është vendosur nën masën “Arrest në burg”, ndërsa E.Gj. dhe M.L. kanë marrë masën “Detyrim paraqitje”. Të tre të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, sipas nenëve 144/a, 180 dhe 190 të Kodit Penal., raporton gazetarja Glidona Daci për Klan News. Hetimet e Prokurorisë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor dhe Seksionin e Krimit Ekonomik të Policisë Tiranë, kanë zbuluar se subjektet tregtare “Allmeta 02”, “TT”...