Letra prekëse që Edmond Tupja ia kushtoi të birit autik: Të kërkoj të falur…

Letra prekëse që Edmond Tupja ia kushtoi të birit autik: Të kërkoj të falur…

“Biri im…” nga Edmond Tupja “Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mësova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti më godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes së tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti! Sigurisht, Ges, unë...