Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Milan Kundera: Testamenti i Franz Kafkës…
Milan Kundera Testamenti i Kafkës: jo testament në kuptimin e saktë juridik: në të vërtetë dy letra private. Zaten as letra të njëmendta, ngase asnjëherë nuk janë postuar; Brodi, zbatuesi i testamentit të Kafkës, i ka gjetur pas vdekjes së mikut. Më 1924, në një sirtar, së bashku me një kalupi letrash të tjera. Njëra, me bojë, përthyer me adresën e Brodit, tjetra, më e detajuar, shkruar me laps. Në pasthënien e botimit të parë të Procesi Brodi shkoqit:“…në 1921 i thashë mikut tim se kisha bërë një testament në të cilin e lutja të asgjësonte disa gjëra (dieses und jenes vernichten), të shihte të tjerat, etj.Aty, duke më dëftuar pusullën e shkruar me bojë, që më vonë ia gjetën në zyrë, Kafka më tha:...