Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Besnik Mustafaj, pjesë e “FICTION FEST”
Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” është shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Besnik Mustafaj. Ai është një nga zërat më të vlershëm të krijimit dhe mendimit të tashëm kulturor shqiptar. Besnik Mustafaj është autor i veprave të çmueshme artistike dhe eseistike, një pjesë e të cilave janë të përkthyera në disa gjuhë të huaja, si franceze, angleze, gjermane, italiane, greke etj. Ai është fitues i Shpërblimit Mesdhetar për Letërsi për librin “Daullja prej letre” në vitin 1997. Veprat kryesore të tij janë “Një sagë e vogël”, “Daullja prej letre”, “Boshi”, “Autoportret në teleskop”, “Ditari i një ambasadori në Paris”, “Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve”, “Bishti i kometës”, “366 rrëfenja për të ndjellë gjumin” etj. Besnik Mustafaj do të jetë pjesë...