Një vit nga atentati me 3 të vdekur në Shkodër, ngjarja tronditëse për vendin

Një vit nga atentati me 3 të vdekur në Shkodër, ngjarja tronditëse për vendin

Këtë enjte shënohet një vit nga atentati i rëndë që më 30 tetor të vitit 2024 tronditi Shkodrën dhe gjithë opinionin publik. Në pasditen e asaj dite, pranë rrethrrotullimit të “5 Heronjve” në lagjen Dobraç, ndodhi një ngjarje e përgjakshme me katër viktima dhe një të plagosur. Në automjetin tip “Benz S-Class” me targa kroate udhëtonin Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një person ende i paidentifikuar. Ata u qëlluan me breshëri automatiku nga një tjetër makinë në lëvizje. Lici humbi jetën në vend, ndërsa Bushati u plagos rëndë dhe ndërroi jetë më pas në spital. Personi i tretë arriti të largohej nga vendngjarja. Por atentati mori edhe jetë të pafajshme. Flutura Basha, një kalimtare që po udhëtonte me bashkëshortin e saj Bashkim Basha me motor,...