“Italianët janë shqiptarë me Versace”, Rama nuk kursen batutat në Paris: Meloni bëhet më e gjatë se unë kur flet

“Italianët janë shqiptarë me Versace”, Rama nuk kursen batutat në Paris: Meloni bëhet më e gjatë se unë kur flet

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris, një nismë e presidentit francez Emmanuel Macron. Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin italian të panelit, Rama ka bërë disa komente me humor për kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane. “Jeni nga një Shqipëri e madhe. Georgia Meloni do të ishte dakord. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Keni një kryeministre, një grua, siç do të thoshte Trump, të mrekullueshme. Ajo nuk është e gjatë, por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. Unë jam vetë socialist,”  tha Rama. Deklaratat e Ramës erdhën në kuadër të një diskutimi më të gjerë mbi rolet politike, komunikimin dhe balancat në Evropë,...