Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka folur në emër të shumicës qeverisëse në seancën e sotme plenare dhe ka hedhur poshtë pretendimet e PD-së për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se kërkesa e opozitës është marrë në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve dhe është trajtuar me seriozitet, por argumentet e ngritura nuk qëndrojnë.
Ai sqaroi se ndryshimet në rregullore ishin të njoftuara publikisht dhe kishin për qëllim krijimin e disa komisioneve të reja, ndërsa ndërprerja e seancës u bë për të ruajtur rendin parlamentar.
Në lidhje me akuzat për përdorimin e mjeteve teknologjike gjatë prezantimit të programit qeveritar, Gjiknuri u përgjigj me ironi:
“Si është e mundur që opozita të katandiset në këtë gjendje… në luftë kundër inteligjencës artificiale?”
Gjiknuri: Çdo e drejtë e opozitës respektohet. Këshilli i Mandateve e mori në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD-së, e shqyrtoi me seriozitet. Pretendimet qëndronin në tre drejtime. E para, pse u thërrit mbledhja në afate të shkurtra dhe ndryshimi i rregullores për numrin e komisioneve, pretendimi i dytë është ndërpreja e seancës dhe fjalës së opozitës dhe pretendimi i tretë që nuk u respektua debati parlamentar para programmit të qeverisë. Elementi i parë është pabesia, u tha këtu, urgjenca për ndryshimin e rregulloeres. Thelbi i ndryshimit ishte krijimi i disa komisioneve të reja dhe kjo ishte njoftuar publikisht. Pretendimi i parë bie dhe nuk ka asnjë vlerë.
Pretendimi i dytë, pse kryeministri provokoi sallën dhe ndërpreu mbledhjen kur paraqiti programin qeveritar. Kushtetuta e ka përcaktuar çfarë detyre ka këshilli i ministrave dhe kryetari i këshillit të ministrave kur vjen çështja te paraqitja e programit. Ka detyrë të paraqesë programin brenda 10 ditëve, përbërjen e Këshillit të Minisrave dhe Kuvendi ka për detyrë ta miratojë. Thanë provokoi sepse kryeministri foli përmes Diellës. Kryeministri përdori mjete ndihmëse teknologjike. Kryeministri në dekretin e Presidentit ka thënë “jam përgjegjës për ngritjen e ministrisë së programit që u quajt Diella”. Çfarë të keqe ka këtu. Si ka mundësi katandiset opozita në këtë gjendje…luftë kundër inteligjencës artificiale?
Tema tjetër, u ndërpre seanca. Nuk mund të ushtrosh liri në kaos. Jo doni të kundështroni me zhurmë diçka që keni mundësi ta kundërshtoini me fjalë. U cenua një pakicë. Qëllimi i Kuvendit ëshët debati parlamentar, të përçohen idetë. Ju për shkak të zhurmës e bëtë të pamundur zhvillimin e seancës. Kryetari i Kuvendit vendosi rregull./vizionplus.tv
