Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Spiropali në Kopenhagen: Zgjerimi i BE dhe bashkimi i Europës, objektiv strategjik
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës me synim avancimin e agjendës së integrimit europian të Shqipërisë dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve. Mëngjesin e sotëm, Spiropali ëahtë takuar me Ministren për Europën, Marie Bjerre, mbi objektivat për avancimin e mëtejshëm të agjendës së integrimit të Shqipërisë në BE. Spiropali shkruan se Danimarka mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ministrja thekson se “nën Presidencën daneze të BE, mbështetja e së cilës ka qenë faktor përcaktues në progresin e deritanishëm, presim të çelim brenda Nëntorit grupkapitullin e fundit të negociatave të anëtarësimit”. Postimi i plotë: 🇦🇱🇩🇰Kënaqësi të rikthehem në Kopenhagen të Danimarkës, pak pas Samitit të...