Deputeti Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në seancën që po shqyrtohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit, trajtoi të gjitha pikat që pretendojnë opozitarët se janë shkelur. Gjiknuri u ndal edhe te Diella, e cila shkaktoi edhe debatin në një nga seancat e kaluara, ndërsa ironizoi edhe Sali Berishën, teksa tha se dikur kur drejtonte vendin në vitin 2007 fliste për Shqipëri bërthamore dhe se ngriti edhe një grup pune.
“Pretendimet qëndronin në tre drejtime. E para pse u ndryshua rregullorja dhe pse u thërrit mbledhja në afate të shkurtra pa pritur afatin 7 ditor. E dyta, ndërprerja e seancës dhe deputetëve të opozitës dhe e treta, nuk u respektua debate parlamentar për programin qeverisës. Elementi i parë është pabesia, u tha këtu. Ne jemi Kuvend sovran, ne bëjmë rregullat tona. Për cfarë ishte thelbi i ndryshimit, do të krijoheshin disa komisione të reja dhe ishte deklaruar publikisht. Të gjitha palët kishin marrë masat për rialokimin e personelit parlamentar. Me vetëdije kishin pranuar pa bërë ndryshimin e rregullores përbërjen e re. Gjykata Kushtetuese thotë se rregullorja e Kuvendit është akt sovran i brendshëm normative i kuvendit dhe e shtrin efektin vetëm brenda anëtarëve të Kuvendit. Nuk është ligj.
Pretendimi i dytë se pse kryeministri provokoi sallën kur paraqiti programin qeveritar. Kushtetuta përcakton se çfarë ka detyrë Këshilli i ministra për paraqitjen e programit. U tha se kryeministri provokoi nëpërmjet Diellës. Kryeministri përdori mjete teknologjike i cili nuk është ministër. Kryeministri, në dekretin e presidentit, ka thënë jam përgjegjës për ngritjen e ministrisë të programit, që në këtë rast quhet Diella. Mund të quhej Manhattan Projekt. Merr përgjegjësinë e një sektori qeveritar, AI. Dhe dekreti i presidentit thotë se kryeministri është përgjegjës për këtë. Mund të thoshte ministria për hapësirën ajrore. Dikur ka pasur kryeministri i 2007 Shqipëria bërthamore, ngriti një grup pune…Do të thotë që kryeministri po paraqiste një element të ri në qeverisjen e vendit. E bëri nëpërmjet mjeteve elektronike..”, tha mes të tjerash Gjiknuri.
Rama provokoi me Diellën? Gjiknuri: Berisha në 2007 ngriti një grup pune për Shqipërinë bërthamore…
