Transformimi që po çmend rrjetin: pamja e re e Brad Pitt befasoi fansat

Transformimi që po çmend rrjetin: pamja e re e Brad Pitt befasoi fansat

Aktori hollivudian Brad Pitt ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave me transformimin e tij më të fundit. 61-vjeçari u shfaq me një pamje krejtësisht të re gjatë Ndeshjes 4 të Finales së Serisë Botërore të Bejsbollit të Ligës Amerikane, e zhvilluar më 28 tetor në stadiumin Dodgers të Los Angeles. Pitt, i cili njihet për stilin e tij gjithmonë të kuruar, këtë herë kishte zgjedhur një look më natyral. Ai u pa me flokë të çrregullt, në ngjyrë gri, dhe me mustaqe, duke i dhënë vetes një pamje më të ashpër e të pjekur. Veshur me fanellën e bardhë të ekipit Dodgers, aktori pozoi me mikun e tij të vjetër, basistin e grupit legjendar Red Hot Chili Peppers, Flea. Dyshja ndoqi me entuziazëm ndeshjen mes...