Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Zbulohet edhe një tjetër banor i Big Brother VIP Kosova 4?
Edicioni i katërt i reality show-t më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, pritet të nisë së shpejti dhe tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të mundshëm të banorëve të rinj. Rrjetet sociale po ziejnë nga thashethemet, ndërsa publiku mezi pret të zbulojë se kush do të hyjë këtë herë në shtëpinë më të famshme të vendit. Producentja Olsa Muhameti dhe prezantuesi Alaudin Hamiti po përgatisin me kujdes sezonin e ri, megjithëse data e saktë e nisjes ende nuk është bërë publike. Mes emrave që po përmenden më së shumti është ai i magjistarit shqiptar Sali Buzhala, i njohur për publikun me pseudonimin MagicSal. MagicSal jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka fituar popullaritet me shfaqjet e...