Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Provat e reja të SPAK nga SHBA trembin Ilir Metën, ish-presidenti “shet” kushëririn e Kryemadhit, thirrje SPAK të…
Rigels Seliman Ish-presidenti Ilir Meta ka vijuar sërish me sulmet nga qelia e paraburgimit, ku ndodhet prej një viti tashmë, lidhur me provat e reja që paraqiti Prokuroria e Posaçme (SPAK) në seancën paraprake të dy ditëve më parë të dosjes së tij, lidhur me një letërporosi të ardhur nga SHBA me pagesa për çështjen e lobimit të LSI-së. Meta pretendon se nuk ka asnjë fakt penal ndaj tij dhe se midis kompanisë GSIS dhe LSI-së ka patur një kontratë të detajuar dhe të mirëpërcaktuar se si do të realizoheshin shërbimet dhe pagesat. Kjo kontratë, thotë Meta, është në dispozicion të SPAK-ut dhe do ta bëjë publike pas seancës paraprake. Meta pretendon se nuk ka autorizuar asnjë njeri dhe nuk ka patur dijeni për pagesa...