Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Vjedhja e bujshme në Luvër, policia franceze arreston pesë të tjerë
                            Vjedhja në Luvër: Pesë të dyshuar të rinj të arrestuar, raporton RTL Pesë persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vjedhjen në Muzeun e Luvrit në Paris, ka raportuar sot radioja franceze RTL.Lexo edhe :Related Posts Më herët gjatë ditës, televizioni francez BFM kishte njoftuar për arrestimin e një të treti të dyshuari në periferi të Parisit mbrëmjen e së mërkurës, duke shtuar se ai dyshohet se ishte i pranishëm në vendngjarje më 19 tetor, kur ndodhi grabitja spektakolare. Dy persona të tjerë të arrestuar gjatë fundjavës së kaluar kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në ngjarje, sipas një deklarate të prokurores së Parisit të bërë dje. Zyrtarët e zyrës së prokurorisë së kryeqytetit francez nuk kanë komentuar ende mbi këto raportime. /vizionlpus.tv