Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shfaqja “Zullulandia” punuar mbi motivet e veprës së Faik Konicës dhe e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm
“Zullulandia” është një festë e madhe me nota satirike dhe një zgjim mbi realitetin ku po jetojmë. E punuar mbi motivet e veprës së Faik Konicës dhe e plotësuar me ngjarje të realitetit të sotëm shqiptar. Shfaqja teatrore “Zullulandi” rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina” në Tiranë në mbrëmjet e datave 30 dhe 31 tetor, si dhe 1 dhe 2 nëntor. Regjia dhe dramatizimi Endri Çela dhe në role në shfaqjen teatrore janë aktorët: Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelo Dauti. Shfaqja vjen në skenë nga regjisori Endri Çela, i cili më parë ka treguar se qasja e tij me gjithë veprën e Faik Konicës ka qenë e hershme. Zullulandia, një vend në Afrikën e...