Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Si i zhduku Belinda Balluku 68 milionë dollarë me Tigrat, dy TEC-et lundruese përlanë paratë pa dhënë asnjë kilovat…
Hetimi i Prokuroria e Posaçme (SPAK) për aferën e dy termocentraleve lundruese (TEC-et) “Tigri 1” dhe “Tigri 3” ka nisur zyrtarisht, duke vënë në qendër të vëmendjes ministren Belinda Balluku dhe vendimet e saj për menaxhimin e krizës energjetike. Këtë fakt e konfirmoi kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani gjatë raportimit në Kuvend. Dy anijet, që mbërritën në Vlorë në shtator 2022 dhe u morën me procedurë emergjente me firmë të Ballukut, kanë shpenzuar tashmë mbi 68 milionë dollarë për qira, operim dhe mirëmbajtje, pa prodhuar asnjë kilovat energjie. Si nisi afera Në vitin 2022, përballë një krize të ashpër energjetike globale (rritje çmimesh dhe thatësirë) qeveria shqiptare ndërmori një vendim urgjent për sigurimin e energjisë përmes dy termocentraleve lundruese të quajtura “Tigri 1”...