Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Fondet buxhetore për mbetjet në rritje, shërbimi në përkeqësim
Në vitin 2024, rreth 89% e popullsisë mori shërbime për menaxhimin e mbetjeve. sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ky tregues pësoi rënie me dy pikë përqindjeje, krahasuar me vitin 2023.Edhe pse shifra është dukshëm më e lartë se në vitin 2016, kur vetëm 69% e popullsisë mori këtë shërbim, përmirësimet nuk kanë ecuri në raport të drejtë me investimet e mëdha që janë kryer në këtë sektor gjatë dekadës së fundit.Rreth 14 miliardë lekë nga buxheti i shtetit janë derdhur për ndërtimin e tre incineratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan, të cilët ishin parashikuar të modernizonin trajtimin e mbetjeve urbane dhe të zëvendësonin depozitimin në fusha të hapura. Por, ndonëse kompanitë koncesionare kanë marrë pagesat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre, asnjë prej këtyre...