Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Melissa” përfshin Karaibet, dhjetëra viktima. Pasi shkatërroi Xhamjakën bie në kategorinë 3
Uragani “Melissa” ka kaluar mbi Xhamajkë dhe aktualisht po godet Kubën. Brenda pak orësh, stuhia tropikale ka zbritur nga kategoria 5 niveli më i lartë dhe më shkatërrues në kategorinë 3. Në Xhamajkë, me kryeqytet Kingston, “Melissa” ka shfaqur gjithë fuqinë e saj shkatërruese, me erëra që kanë arritur deri në 300 kilometra në orë. Ndërsa po kalon mbi Kubë, intensiteti i uraganit është zbutur disi, megjithatë priten rafale ere deri në 200 kilometra në orë. Në jug të Haitit, prurjet e një lumi që ka dalë nga shtrati kanë përmbytur zonat pranë qytetit bregdetar Petit-Goâve, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 25 personave. Xhamajka e paralizuar, mungojnë energjia dhe komunikimet Për pasojat e kalimit të uraganit në Xhamajkë dihet ende pak, pasi linjat elektrike...