Ish-deputeti i PS në krye të Postës, Balluku prezanton Xhafajn: Profesionist i sprovuar me eksperiencë

Ish-deputeti i PS në krye të Postës, Balluku prezanton Xhafajn: Profesionist i sprovuar me eksperiencë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar ditën e sotme, drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj. Xhafaj, i cili do të mbajë detyrën e Administratorit të Postës Shqiptare, një prej institucioneve më të vjetra në vend, ka qenë deputet i Partisë Socialiste. “Etjeni është bashkëpunëtor i hershëm i imi. Kemi punuar bashkë në disa institucione. Ka mbajtur një mandat të qarkut të Tiranës. Sot drejtimi i Postës shkon në duart e një profesionisti të sprovuar që ka eksperiencë në disa fusha. Në bashkëpunim me Admirin (ish drejtori i Postës Shqiptare) do të optimizohet procesi i Postës Shqiptare. Për ne është e rëndësishme që Posta të performojë duke optimizuar shërbimet. Digjitalizimi është në bazën e tyre.“, u shpreh Balluku.