Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Furgoni me arsenalin e armëve në Myslym Shyr nën vëzhgim prej më shumë se një muaji, detaje nga operacioni
Kjo është fotoja e furgonit ku u gjet arsenali i armëve në zonën e Myslym Shyrit. Mësohet se furgoni kishte më shumë se një muaj i parkuar në zonë, ndërsa prej një muaji ai ruhej me efektivë civilë në mënyrë që të zbuloheshin individët që do të hynin në të. Fillimisht është ndërhyrë nga Policia Rrugore, si një manovër e agjentëve të policisë, me argumentin se kishte bllokuar rrugën dhe sapo janë konstatuar armët është bërë ndërhyrja nga agjentët e krimeve. Furgoni me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, një kamuflim duket ky nga trafikantët është në emër të të arrestuarit Eugert Sino. Ky i fundit i marë mbrëmjen e djeshme në pyetje nga policia ka mohuar të ketë lidhje me armët me argumentin se nuk ka djeni...