Policia e Shtetit godet krimin/ Sekuestrimi i arsenalit të armëve në Tiranë, Proda: Një operacion i suksesshëm

Policia e Shtetit godet krimin/ Sekuestrimi i arsenalit të armëve në Tiranë, Proda: Një operacion i suksesshëm

Në përfundim të operacionit policor të koduar “The Van”, të finalizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u zbulua dhe u godit një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda ka falënderuar drejtuesit dhe strukturat e DVP Tiranë për finalizimin me sukses të operacionit, si dhe për punën shumë të mirë dhe profesionale në drejtim të parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve që mund të përdoreshin për kryerjen e krimeve kundër jetës dhe pronës. “Ky është një tjetër operacion i suksesshëm që tregon profesionalizmin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të goditur krimin dhe garantuar sigurinë e qytetarëve. Armët prodhojnë krim,...