Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Rritja e çmimit të energjisë për makinat elektrike, taksitë kërkojë rishikim të vendimit të ERE
Dy javë nga miratimi i kërkesës së Furnizuesit e Shërbimit Universal, që rriste çmimin e energjisë me mbi 57% për karikuesit elektrikë dhe familjarët me shtesë fuqie mbi 11 Kw, ka ardhur kundërshtimi i parë zyrtar ndaj këtij vendimi të Entit Rregullator të Energjisë.Bëhet fjalë për një kërkesë të dy shoqatave të taksive në vend të cilat kanë parashtruar pranë këtij enti mundësinë për rishikim/pezullim të vendimit.Enti nuk ka publikuar ende kërkesat dhe pikat me të cilat nuk janë dakord shoqatat por parashikon që kjo të jetë çështja e parë e diskutimit në mbledhjen e radhës së Bordit që parashikohet të jetë në 31 tetor.“Mbi shqyrtimin e kërkesave të Shoqatës “Taksitë e Klasit të Parë” dhe Sindikatës Shqiptare të Taksive për pezullimin/rishikimin e vendimit të...