Netanyahu: Do ta demilitarizojmë Gazën

Netanyahu: Do ta demilitarizojmë Gazën

Gjatë vizitës së tij në selinë e përbashkët amerikano-izraelite të forcave shumëkombëshe që mbikëqyrin respektimin e armëpushimit në Gaza, në qytetin Kiryat Gat, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i qeverisë së tij është çarmatimi i Hamasit dhe de-militarizimi i Rripit të Gazës. Netanyahu tha se ky objektiv, i cili sipas tij u dakordësua edhe me presidentin amerikan Donald Trump dhe me partnerë të tjerë, duhet të arrihet: “Ne duam të sigurohemi që qëllimi që u pajtuam me presidentin Trump, me konsensusin e të tjerëve, pra çarmatimi i Hamasit dhe de-militarizimi i Gazës, do të realizohet,” u shpreh ai. Kryeministri shtoi se procesi po ecën në mënyrë graduale si pjesë e një plani të gjerë të zbatuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara...