Nga veriu në jug/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

Nga veriu në jug/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet Shqipëria, duke e ekspozuar vendin përpara një katastrofe mjedisore. Lumenj, përrenj, rrugë, qytete, fshatra apo dete janë mbushur me mbetje, që dëshmojnë se në këto tri dekadat e fundit politikat e ndjekura për pastrimin e vendit nuk kanë qenë të duhurat. Përmes pamjeve, denoncimeve nga ekspertë e banorë, Inside Story ka dokumentuar gjendjen alarmante në vend depozitimet e shumë qyteteve. “Shqipëria është një vend i pisët, edhe pse flasim për turizmin, shikojmë ato nismat njëherë në vit shumë demonstrative nga ana e institucioneve qendrore apo lokale që dalin edhe në nivel minsiterial mbledhin këto mbetje, por Shqipëria nuk pastrohet në një ditë. Duhet të jenë të vazhdueshme dhe mbi të...