Është ndarë me Elgitin? Ky është reagimi i Klea Hutës

Është ndarë me Elgitin? Ky është reagimi i Klea Hutës

Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë qenë të mbushura me lajme për një ndarje të mundshme midis Klea Hutës dhe Elgit Dodës, një prej çifteve më të dashur të showbizit shqiptar. Spekulimet nisën pasi ndjekësit vunë re se çifti kishte hequr shumicën e fotove të përbashkëta nga profilët e tyre në Instagram, gjë që menjëherë ndezi diskutimet dhe ngriti pikëpyetje mbi statusin e marrëdhënies së tyre. Pas këtij veprimi, shumë fansa menduan se mes dyshes ka pasur një krisje serioze. Komentet, videot dhe postimet që lidhnin Kleën dhe Elgitin u shtuan me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë temë në një nga më të përfolurat e javës. Disa ndjekës madje spekuluan se çifti mund të ketë zgjedhur të ruajë privatësinë pas një ndarjeje...