“Astiri, Liqeni i Thatë…”, Karamuço zbulon zonat më të rrezikshme të Tiranës (VIDEO)

“Astiri, Liqeni i Thatë…”, Karamuço zbulon zonat më të rrezikshme të Tiranës (VIDEO)

Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se në Tiranë ka zona ku nuk e ka të mundur policia të mbajë nën kontroll situatën. Ai përmendi zona si Astiri apo Liqeni i Thatë të cilat për shkak të lëvizjeve të vrullshme demografike përdoren si strehë nga kontigjentët kriminalë.  ‘Në Tiranë ne kemi zona ku nuk e ka të mundur policia të mbajë nën kontroll situatën dhe të kuptojë kush hyn dhe kush del. Astiri, Liqeni i Thatë, nuk janë informale por me lëvizje të vrullshme demografike, ku janë gjetur kontigjente kriminalë, që rrinë gjoja në shtëpi më qira të njerëzve të zakonshëm dhe janë shtëpi strehimi. Zgjedhin periferitë e Tiranës’, tha Karamuço.