Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, mesazhi për të kaluarën problematike të autorit të vrasjes në Berat
Konflikti në Berat që nisi për kalin dhe përshkallëzoi në një tragjedi në vrasjen e Keli Hoxhës, është një nga tri vrasjet e kryera gjatë “së martës së zezë” së 28 tetorit. Autori me iniciale K.M., i cili e vrau 42-vjeçarin në sy të fëmijëve të mitur, pretendoi se viktima kishte prekur kalin kur ai i kishte kërkuar mos ta bënte, si dhe e kishte pështyrë e fyer. Më pas, ky i fundit kishte nxjerrë një thikë duke e sulmuar dhe shkaktuar vdekjen. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gjatë diskutimit për ngjarjen, në celularin e Blendi Fevziut mbërriti një mesazh. Në media, por edhe gjatë emisionit, thuhet se autori 63-vjeçar ishte një person problematik dhe mesazhi sjell një rast konkret të ndodhur gjatë vitit të...