Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e gazetares Alba Alishani, analisti Lorenc Vangjeli, duke folur jo thjesht si dëshmitar, por si njohës i historisë përmes dëshmive të drejtpërdrejta, ndau një rrëfim të detajuar mbi prapaskenat e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.  Vangjeli ndau detaje të panjohura nga korridoret e pushtetit, ku sipas tij, mes rregullit dhe hiles, “fitoi hilja”.  Vangjeli kujtoi atmosferën politike të asaj kohe, duke theksuar seriozitetin e negociatave mes dy partive kryesore.  “Në vitin e largët 2008 ka pasur absolutisht negociatat më serioze dhe më politike ndërmjet Partisë Socialiste në opozitë dhe Partisë Demokratike në mazhorancë. Ndryshe nga tradita jonë prej sherxhinjsh, ndryshe nga ajo që pritej, ishte një iniciativë revolucionare, më shumë e amacupuar e opozitës shqiptare, e cila jepte dakordësinë në mënyrë...