Habit analisti: Duhet bërë një ligj islamik për zgjedhje, t’i pritet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

Habit analisti: Duhet bërë një ligj islamik për zgjedhje, t’i pritet dora atij që përdor shtetin për pushtetin

Gazetari dhe analisti Genc Burimi ka bërë një propozim të guximshëm, për ndaljen e krimeve zgjedhore në Shqipëri.  Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Burimi tha se Shqipëria ka nevojë për një reformë zgjedhore penale.  Burimi gjithashtu propozoi një ligj Islamik për zgjedhjet, që sipas tij do i priste dorën (politikisht) çdokujt që përdorte shtetin për pushtetin.  Sipas Burimit, një ligj i tillë do të parashikonte që partisë në pushtet që keqpërdorte burimet shtetërore për zgjedhjet, t’i hiqeshin pikë nga KQZ.  “Këtu duhet të bëhet reformë zgjedhore penale, që ai që është në pushtet të mos e mendoi më të vjedhë vota. Duhet një system zgjedhor dekurajues për çdo shtetar që përdor financat...