Tragjike në Itali/ Shqiptari vdes në vendin e punës, u godit nga… (Emri)

Tragjike në Itali/ Shqiptari vdes në vendin e punës, u godit nga… (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Viktima është Limos Allushaj, 67 vjeç, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti në vendin e punës. Allushaj u godit nga rryma elektrike, ndërsa po punonte në punime ndërtimi. Mediat italiane shkruajnë se ai po drejtonte një pompë për përzierjen e çimentos, për ndërtimin e një muri me gurë. Për shkak të një funksionimi të pasaktë, krahu i përzierjes goditi linjat e tensionit të lartë të energjisë. Punëtori shqiptar u godit nga një goditje e fortë elektrike. Bluzat e bardha tentuan ta shpëtonin, por si pasojë e goditjes së fortë elektrike ai humbi jetën. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi ngjarjen e rëndë.